Sport

Të dielën, në Frankfurt, shorti i grupeve dhe ndeshjet e Kampionatit Euro 2024…

Në këtë fazë kualifikuese do të luftojnë për një vend në finale 53 skuadra, mes të cilave nuk do të gjendet Gjermania, që kualifikohet automatikisht si dhe Rusia, për shkak të sanksioneve të vendosur nga UEFA

7 Tetor 2022, 11:30 Nga DOSJA

Të dielën, në Frankfurt, shorti i grupeve dhe ndeshjet e

GJERMANI - Pas fazës së grupeve të Champions League të UEFA-s 2022-2023, që ka rezultuar në kualifikimin e Italisë, Holandës, Kroacisë dhe Spanjës në fazën finale në qershor të vitit të ardhshëm, shorti i Euro 2024-s do të hidhet në Gjermani. 

Me vazot tashmë të formuara, më 9 tetor 2022, në orën 12:00, në qendrën e ekspozitave në Frankfurt Festhalle, do të dimë se cilët do të jenë rivalët e skuadrave kombëtare të kontinentit, në rrugën drejt një faze të re finale, ndeshje këto që do të zhvillohen në Gjermani më 2024.

Duhet mbajtur mend se në këtë fazë kualifikuese do të luftojnë për një vend në finale 53 skuadra, mes të cilave nuk do të gjendet Gjermania, që kualifikohet automatikisht si mikpritëse dhe Rusia, për shkak të sanksioneve të vendosur nga UEFA për pushtimin e Ukrainës.

Ndeshjet e para të kësaj faze kualifikuese mendohet se do të fillojë mes 23 dhe 25 marsit 2023, ndërsa dita e fundit në grupe do të jetë nga 19 deri më 21 nëntor 2023, megjithëse finalistët e Nations League të UEFA-s do t'i përfundojnë ndeshjet e tyre në grup në qershor 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll