Sport

Ten Hag i pakënaqur me fitores ndaj Nicosias: “Problemi kryesor i yni është intensiteti”

Pavarësisht fitores së Manchester United në fushën qipriote mbrëmjen e së enjtes në Europa League (3-2), trajneri i ‘Djajve të Kuq’, nuk ishte i kënaqur nga skuadra e tij.

7 Tetor 2022, 11:07 Nga DOSJA

Ten Hag i pakënaqur me fitores ndaj Nicosias: “Problemi kryesor i yni

ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, pas fitores 3-2 ndaj Omonia Nicosia për Eurpa League, është shprehur i pakënaqur për lojën e zhvilluar nga skuadra e tij:

“Duhet të vazhdojmë, të mësojmë dhe të japim gjithçka çdo here, në çdo ndeshje.  Tani për tani jemi vetëm mirë, por kështu që nuk mjafton. Ne pamë të dielën (humbjen 3-6 kundër Manchester Cityt) se duhej të bënim më mirë. Mendoj se problemi kryesor është intensiteti, të cilin e kishim pak më shumë se në ndeshjet e mëparshme.

Duhet të kemi intensitet në fushë në çdo ndeshje. Ky është ndryshimi i madh mes Cityt dhe nesh, kështu që unë po i kërkoj të gjithë grupit, të gjithë lojtarëve. Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll