Sport

Tragjedi në futbollin argjentinas! Një burrë vdes gjatë incidenteve në Gimnasia-Boca. Policia përdor gazlotsjellës e plumba gome

Një 57-vjeçar humbi jetën gjatë incidenteve të rënda brenda dhe jashtë stadiumit Juan Carmelo Zerillo, që detyruan të pezullohej ndeshja mes Gimnasia dhe Boca.

7 Tetor 2022, 07:10 Nga DOSJA

Tragjedi në futbollin argjentinas! Një burrë vdes gjatë

ARGJENTINE - Incidente të rënda të dhunshme gjatë ndeshjes mes Gimnasia y Esgrima La Plata dhe Boca Juniors, e cila u ndërprenë pas nëntë minutash dhe detyruan policinë të ndërhynte me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Gjyqtari Hernán Mastrángelo vendosi të ndërpresë ndeshjen, pas një pritjeje prej rreth 45 minutash: "Ne u larguam shumë shpejt nga fusha e lojës, ata që iu afruan dhomës së zhveshjes kishin sytë shumë të prekur. Situata nuk ishte e këndshme për askënd. Në përvojën time kjo është hera e parë që më ndodh diçka e ngjashme, na trishton të gjithëve, duhet të mendojmë për familjet, njerëzit që kanë kaluar keq. Nuk ka pse të ndodhë më në një stadium futbolli, sepse është sport."

Gazeta 'Olé' raporton, se "tymrat e lënë nga gazi lotsjellës, me të cilin policia shtypi trazirat jashtë dhe pjesërisht brenda fushës, penguan lojën të vazhdonte".

Tragjedi në futbollin argjentinas! Një burrë vdes gjatë

"Djali im dy vjeç dhe gjashtë muajsh nuk mund të merrte frymë. Dëshpërim total, jemi të shqetësuar për njerëzit. Është çmenduri, do të luanim një lojë futbolli dhe ata e kthyen në këtë tragjedi. Kishte nga të afërmit tanë, i cili për pak vdiq,"- shpjegoi Leonardo Morales, futbollist i Gimnasia de La Plata.

Incidentet e para ndodhën jashtë stadiumit Juan Carmelo Zerillo, kur dyert u mbyllën, pasi tribunat ishin plot dhe qindra tifozë tentuan të futeshin në fushë. Një polic që shtynte një vajzë mund të kishte qenë shkas për incidentet.

“Federata e Futbollit të Argjentinës hedh poshtë me forcë ngjarjet e njohura publikisht që ndodhën sot në afërsi të stadiumit Gimnasia”,- ndau AFA. Gjatë ngjarjeve, një 57-vjeçar humbi jetën, si pasojë e arrestit kardio-respirator. Personi i vdekur u identifikua si César 'Lolo' Regueiro.

"Federata e Futbollit Argjentinas, me presidentin Claudio Tapia në krye të saj, vajton vdekjen e César Gustavo Regueiro, një mbështetës i klubit Gimnasia,"- ndau AFA (Federata Argjentinase e Futbollit).

Tragjedi në futbollin argjentinas! Një burrë vdes gjatë

Polemika për përgjegjësit e incidenteve: Policia apo organizatorët e festës? Gabriel Pellegrino, presidenti i Gimansia, ka fajësuar Policinë për incidentet dhe mohon një mbishitje të biletave: "Është një gënjeshtër që kemi mbishitur biletat. Policia nuk përcakton se sa mund të shiten. Policia ishte e vendosur të mbyllte dyert e stadiumit, nuk dhamë ne urdhër. I pamë personat që donin të hynin me kartën dhe biletën e tyre, nëpër tribuna kishte vende bosh”.

Kishte versione të përziera që dolën nga zyrtarë të ndryshëm lidhur me përgjegjësitë.  Sergio Berni, ministri i sigurisë në Buenos Aires, siguroi se i gjithë problemi lindi nga një numër i madh njerëzish që donin të hynin në stadium pa radhë. Nga ana tjetër, Julio Garro, kryebashkiak i La Plata, tha se arsyeja ishte mbishitja e vendeve në stadium dhe se rreth 100 tifozë u ndihmuan nga Mbrojtja Civile dhe ambulancat...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll