Sport

Kampionia olimpike Distria Krasniqi, për 30 sekonda në raundin e tretë të Botërorit…

Në raundin e parë, kampionia olimpike nuk u ndesh, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten e fortë italiane, Giuffrida Odette

7 Tetor 2022, 10:26 Nga DOSJA

Kampionia olimpike Distria Krasniqi, për 30 sekonda në raundin e

KOSOVE - Me shumë lehtësi, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po zhvillohet në Tashkend të Uzbekistanit. Në raundin e dytë, Krasniqi eliminoi xhudisten, Lin Hsuan Hsu me IPPON brenda 30 sekondave, bën me dije Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili i uron edhe suksese xhudistes kosovare.

Kampionia olimpike Distria Krasniqi, për 30 sekonda në raundin e

Në raundin e parë, kampionia olimpike kaloi pa luftë, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me xhudisten italiane, Giuffrida Odette, ndeshje e cila të jetë e vështirë, por edhe përcaktuese për vijimin e botërorit për olimpisten kosovare.

Xhudisja Distria Krasniqi po udhëhiqet në këtë Botëror nga e njohura Majlinda Kelmendi, e cila kryen detyrën e trajneres.

Kampionia olimpike Distria Krasniqi, për 30 sekonda në raundin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll