Sport

“Leo Messi është Zot në Argjentinë, nuk besoj të ketë ndonjë që nuk e pëlqen atë”...

Këngëtarja argjentinase María Becerra mori pjesë në MD në darkën e nominuarve të 40 Music Awards, ku mori dy nominime

7 Tetor 2022, 10:06 Nga DOSJA

“Leo Messi është Zot në Argjentinë, nuk besoj të

SPANJE - Këngëtarja María Becerra mori pjesë në MD gjatë darkës së të nominuarve, organizuar nga ‘Los40 Principales’ në Palma de Mallorca. Argjentinasja, e cila për herë të parë merrte pjesë në një event të organizuar nga ky radiostacion muzikor, pranoi se “po e shijonte momentin”.

Sakaq zbuloi se është “shumë sportive”. "Më pëlqen shumë fitnesi. Gjatë ditës time shkoj në palestër, bëj CrossFit, pak boks dhe kërcim, natyrisht, - shpjegoi ajo. Unë jam e pasionuar pas futbollit. Jam në klubin e gjimnastikës dhe skermës La Plata, por ajo që më pëlqen më shumë është të luaj”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria Becerra (@mariabecerra)

Për Leo Messin, María Becerra siguroi se "ai është një ëmbëlsi". "Mendoj se nuk ka asnjë person që mund të mos e pëlqejë atë. Shihet se është një njeri i mirë, një qenie bujare, e talentuar, nuk është kontrovers, është i respektueshëm për gruan e tij dhe shumë familjar,- këmbënguli ajo. - Në Argjentinë ka një çmenduri me të. Ashtu siç ndodhi me Diego Maradona, ai është një Zot, një figurë e madhe në vendin tonë dhe na sjell krenari,"- tha këngëtarja argjentinase.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria Becerra (@mariabecerra)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll