Sport

EUROPA LEAGUE/ Dybala 'gënjen' Romën, Betis përmbys Romën, Arsenal vijon formën fantastike

Roma humbet 1-2 në Olimpico ndaj Betisit në raundin e tretë të Europa League dhe mbetet në vendin e tretë të renditjes në Grupin C.

6 Tetor 2022, 23:09 Nga DOSJA

EUROPA LEAGUE/ Dybala 'gënjen' Romën, Betis përmbys

EUROPË- Roma humbet 1-2 në Olimpico ndaj Betisit në raundin e tretë të Europa League dhe mbetet në vendin e tretë të renditjes në Grupin C. Verdhekuqtë shënuan të parët në minutën e 34' me një penallti të Dybala, por barazimi erdhi nga Rodriguez në minutën e 40'. Në pjesën e dytë ritmi ra dhe skuadrat duket se thuajse janë të kënaqur me të njëjtën gjë, por në minutën e 87-të Luiz Henrique shënoi golin e fitores.

Në Grupin A, Arsenal vijon formën fantastike në këtë nisje të sezonit teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0, Bodo/Glimt dhe kryeson me 6 pikë. Rezultatet e takimeve të tjera janë këto:

Braga-Royale Union 1-2
Fenerbahce-AEK Larnaca 2-0
Freiburg-Nantes 2-0
Midtjylland-Feyenoord 2-2
Olimpiacos-Qarabag 0-3
Rennes-Dynamo Kyiv 2-1

E.Ç (Dosja.al)

europa league roma arsenal

Sondazh

Poll