Aktualitet

"Kaloi" një person për Itali, arrestohet efektivja, mashtrimi u kap nga fqinjët (Bashkëpunëtorët)

Arkodula Bane është pezulluar nga posti i saj me pretendimin se ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimet e deritanishme është bërë me dije se Arkodula Bano në bashkëpunim me Adriatik Bekollin dhe Leonit Mazrekun, dyshohet se kanë kaluar matanë kufirit Meriton Berishën.

7 Tetor 2022, 11:07 Nga k.m.
"Kaloi" një person për Itali, arrestohet efektivja,
Porti i Durrësit

DURRËS- Arkodula Bane, me detyrë inspektore policie në Durrës, është arrestuar pasi akuzohet se ka lejuar një person që të largohet nga porti i Durrësit drejt Italisë. Po ashtu, Bane është pezulluar nga posti i saj me pretendimin se ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimet e deritanishme është bërë me dije se Arkodula Bano në bashkëpunim me Adriatik Bekollin dhe Leonit Mazrekun, dyshohet se kanë kaluar matanë kufirit Meriton Berishën. Kalimi i tij për në Itali është bërë më datë 7 shtator, 2022, në mënyrë që t’i shmangej kontrollit të rojeve kufitare, Ai ishte duke udhëtuar si pasagjer në sediljen e pasme të automjetit më të cilin udhëtonin.

Punonjësja e policisë, Arkodula Bane, e cila ishte me detyrë në përpunimin e të dhënave të udhëtarëve, nuk ka kryer detyrën e saj funksionale për kontrollin e personave që udhëtonin në automjet, duke bërë të mundur që Meriton Berisha të kalonte kufirin pa problem. Por ndërsa kufirin shqiptar e ka kaluar lehtësisht, Berisha është kapur në Itali dhe është kthyer pas. Përveç Banos, të arrestuar janë edhe: - Adriatik Bekolli, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal; dhe - Leonit Mazreku, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”, parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

arkodula bane arrestohet arkodula bane porti i durresit

Sondazh

Poll