Aktualitet

Sherri në Vlorë/ Arapi u zu me pronarin e berberhanes, shkoi në shtëpi, mori thikën dhe u rikthye

Arapi u zu me pronarin e berberhanes, shkoi mori thikën dhe u kthye sërish në vendngjarje.

7 Tetor 2022, 10:17 Nga F.M
Sherri në Vlorë/ Arapi u zu me pronarin e berberhanes, shkoi në
Vendi ku ndodhi sherri

VLORË- Plagosja e tre personave me thikë në berberhanen në Vlorë ka ndodhur pas një sherr të nisur mes autorit të ngjarjes, Mexhit Arapi 40 vjeç dhe pronarit të berberhanes. Për arsye që nuk dihen ende, dyshja kanë sharë e kërcënuar njëri-tjetrin. Më pas Arapi ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një thikë për tu kthyer sërish në vendin ku ndodhi konflikti.

Në gjendje të dehur, Arapi ka plagosur fillimisht Ervis Sejkon. Për të mbrotjur këtë të fundit ka ndërhyrë Kevin Nuredini dhe përleshja ka agravuar. Më pas, 40-vjeçari ka qëlluar me thikë edhe 23-vjeçarin e veten. Të tre kanë përfunduar në spital, aty ku 40-vjeçarit i janë vënë prangat.

Të tre po merren në pyetje dhe do të japin versionin e tyre në lidhje me sherrin e ndodhur.

mexhit arapi ervis sejko kevin nuredini tre te plagosur ne vlore

Sondazh

Poll