Aktualitet

Trafik ndërkombëtar droge e grup kriminal, SPAK kërkon 12 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Hekuran Marku, i akuzuar për trafik ndërkombetar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka përfituar edhe gjykim të shkurtuar, ose ndryshe ulje për 1/3 e dënimit.

7 Tetor 2022, 10:09 Nga k.m.
Trafik ndërkombëtar droge e grup kriminal, SPAK kërkon 12 vite
Hekuran Marku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 12 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Markun. Marku, i akuzuar për trafik ndërkombetar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka përfituar edhe gjykim të shkurtuar, ose ndryshe ulje për 1/3 e dënimit.

Ish-truproja i ish-ministrit Tahiri u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipëria më 1 prill 2022, shtatë muaj pas arrestimit të tij. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”. Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda. Droga ju është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës përmes operacionit “Shpirti”. 

saimir tahiri hekuran marku operacioni shpirti

Sondazh

Poll