Aktualitet

'MAFIA me tokat'/ Banorët e Fierit padisin në SPAK Subashin: Duhet të jetë në 41 bis

Banorët shprehen se Bashkia ka zaptuar një tokë në të cilën po ndërton një pallat.

7 Tetor 2022, 10:44 Nga A.B
'MAFIA me tokat'/ Banorët e Fierit padisin në SPAK Subashin:
Banoret

TIRANË- Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi është paditur në SPAK. Kanë qënë banorët e Fierit ata të cilët kanë kryer ditën e sotme këtë kallëzim pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, në Tiranë. Me pankarta në duar, ata kanë kryer padinë për shkak të një ndërtimit të një godine 8 katëshe të bërë në pronën e tyre. Sipas njërit prej tyre, fillimisht u deklarua se tek kjo hapsirë do të ndërtohej një lulishte, ndërsa në 2022 u dha leja për një godinë.

'Armando Subashi na i prish objektet, edhe timen edhe të Mirës gjasme për lulishte dhe në 2022 jep leje ndërtimi pikërisht në tokën tonë dhe në tokën shtetërore të vjedhur. Për këtë ne mbajmë përgjegjësi dhe prandaj i kemi thënë SPAK-ut që në rast se kallëzimi ynë është i rremë, të mbajmë ne përgjegjësi për kalëlzim të rremë," tha një prej qytetarëve.

Pyetja: Sa muaj ka që e keni bërë kallëzimin në SPAK?

"Në 12 maj 2022 dhe nuk kemi marrë apsolutisht asnjë përgjigje. I gjithë krimi këtu fillon që kur Baftjar Zeqaj ka qenë kryetar i bashkisë dhe mafja tani e çon deputet në parlament. Pra ky deputet do të bëjë ligje për neve për të rregulluar pronat e shqiptarëve që kanë 30 vjet që po vrasin njëri - tjetrin, po vjedh prona shtetërore kjo mafie. Për shpërdorim detyre dhe pastrim të produktit të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale në bazë të nenit 287, Armando Subashi sot duhet të jetë në 41 bis, jo ata që janë sot atje. Ai bashkë me Baftjar Zeqon. Ky është pallat 8-katësh multifunksional. Për objektin tim, Gjykata ka vendosur të hedhë poshtë të gjitha pretendimet e organizatës kriminale mafioze që më ka vjedhur pronën," tha ai.

'MAFIA me tokat'/ Banorët e Fierit padisin në SPAK Subashin:

Gjykata e Shkallës së Parë u ka dhënë të drejtë banorëve fillimisht mirëpo më pas ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit e Vlorës. Në vitin 2022, Gjykata e Lartë, ka pezulluar ekzekutimin e vendimit të Apelit ndërkohë që kishin kaluar 6 vite dhe dëmi ishte bërë.

armando subashi fier spak

Sondazh

Poll