Aktualitet

EMRI/ I shpëtoi atentatit, kush është 42-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash në Shkodër

Babaj i ka mbijetuar sulmit dhe plumbat kanë arritur të shkaktojnë vetëm dëme materiale në mjetin që ai kishte marrë me qira.

7 Tetor 2022, 10:43 Nga F.M
EMRI/ I shpëtoi atentatit, kush është 42-vjeçari që u
Foto ilustruese

SHKODËR- Armand Babaj është 42-vjeçari që i ka mbijetuar atentatit në Shkodër. Mësohet se 42-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një mjet të llojit "Toyota" që e kishte me qira në momentin që në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri.

Babaj i ka mbijetuar sulmit dhe plumbat kanë arritur të shkaktojnë vetëm dëme materiale në mjetin që ai kishte marrë me qira. Pas ngjarjes, ai ka lajmëruar policinë. 

Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarjeje apo shkaqet që mund t'i kenë shtyrë për të bërë këtë pritë. Pritet grumbullimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të hedhur më shumë dritë mbi autorët e ngjarjes.

armand babaj atentat ne shkoder

Sondazh

Poll