Aktualitet

Gjykata Administrative rrëzon padinë e kolegjit 'Mehmet Akif', vendimi i Qeverisë mbetet në fuqi

Me vendimin e Gjykatës, heqja e licensës së kolegjit mbetet ende në fuqi. 

7 Tetor 2022, 10:32 Nga A.B
Gjykata Administrative rrëzon padinë e kolegjit 'Mehmet
Kolegji

TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kolegjit 'Mehmet Akif', kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur kolegjin. Me vendimin e Gjykatës, heqja e licensës së kolegjit dhe vendimi i Qeverisë mbetet ende në fuqi. 

Në seancë ishin të pranishëm anëtarë të institucionit dhe disa familjarë të nxënësve.

Çfarë ka ndodhur me kolegjin?

Qeveria shqiptare mori vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës.

mbyllet shkolla “mehmet akif” protesta e mehmet akif

Sondazh

Poll