Aktualitet

Dështon atentati në Shkodër, qëllohet në drejtim të "Toyota"-s së marrë me qira, 42-vjeçari u shpëton plumbave

Plumbat kanë arritur t'i shkaktojnë vetëm dëme materiale në mjetin në të cilin ai ndodhej. Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarjeje apo shkaqet që mund t'i kenë shtyrë për të bërë këtë pritë.

7 Tetor 2022, 10:28 Nga F.M
Dështon atentati në Shkodër, qëllohet në drejtim
Foto Ilustruese

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Denoncimi është bërë nga një 42-vjeçar, me inicialet A.B., i cili ka telefonuar policinë e ka treguar se persona të paidentifikuar i kanë qëlluar me armë zjarri në momentin që udhëtonte me një mjet të llojit "Toyota". Ngjarja, sipas denoncimit të bërë, ka ndodhur rreth orës 02:00. 42-vjeçari ka treguar se mjetin e kishte marrë me qira dhe se nga të shtënat nuk ka mbetur i lënduar. 

Plumbat kanë arritur t'i shkaktojnë vetëm dëme materiale në mjetin në të cilin ai ndodhej. Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarjeje apo shkaqet që mund t'i kenë shtyrë për të bërë këtë pritë. Pritet grumbullimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të hedhur më shumë dritë mbi autorët e ngjarjes.

Njoftimi: 

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

atentat ne shkoder

Sondazh

Poll