Aktualitet

Goditet ‘industria’ e marijuanës në Itali, në pranga pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar

Nga ky operacion janë sekuestruar 500 bimë kërbi indian të destinuara për prodhimin dhe tregtimin e një sasie të madhe marijuane. Në pranga kanë rënë pesë persona.

7 Tetor 2022, 10:14 Nga k.m.
Goditet ‘industria’ e marijuanës në Itali, në pranga
Foto ilustruese

ITALI- Goditet ‘industria’ e marijuanës në Itali. Operacioni është zhvilluar nga njësia e policisë Ekonomike dhe Financiare të Guardia di FInanza të Lucca, si pjesë e një hetimi të policisë gjyqësore të koordinuar nga DDA e Firences.

Nga ky operacion janë sekuestruar 500 bimë kërbi indian të destinuara për prodhimin dhe tregtimin e një sasie të madhe marijuane. Në pranga kanë rënë pesë persona. 2 prej të arrestuarve ishin me origjinë kalabreze, 2 nga provinca e Pistoias dhe një shtetas shqiptar.

Në kasolle u sekuestruan gjithashtu një makinë, një skuter dhe të gjitha pajisjet e përdorura nga përgjegjësit për transportin, ruajtjen dhe tharjen e bimëve. Bimët e kanabisit të sekuestruar do të kishin dhënë rreth 300 kg marijuanë, e cila shitej me pakicë do të kishte sjellë afro një milion euro. Gjithashtu, janë kontrolluar edhe në banesat private të të arrestuarve, duke gjetur kg shtesë. 2.2 marihuanë e paketuar tashmë dhe gati për shitje. Ndërhyrja kërkonte përdorimin e rreth 25 ushtarëve./ qds.it

itali

Sondazh

Poll