Aktualitet

Bllako u lirua, Koka jo! Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin e Mjedisit

Anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës.

7 Tetor 2022, 10:05 Nga A.B
Bllako u lirua, Koka jo! Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin
Lefter Koka

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në masën 'arrest me burg' ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ish-ministri dhe zyrtarë e tjerë të arrestuar kërkuan ndryshim mase sigurie, mirëpo Gjykata ua rrëzoi kërkesën. 

Anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb  Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Anëtarët e gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako la ditën e djeshme qelinë. Bllakos iu është ndryshuar masa e sigurisë, nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpie'. Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’. Gjatë seancës së djeshme në Tiranës, avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar, kjo pasi Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe. SPAK është shprehur se do ta ankimojë vendimin. 

Ndërsa Lefter Koka, dyshohet se ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, ndërsa gjithashtu akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë ryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij. 

lefter koka

Sondazh

Poll