Sport

Shkarkohet Lopetegui nga Sevilla. ‘Pokeri’ ndaj Dortmund zyrtarizoi largimin e tij…

Klubi andaluziane, në mesnatën e së mërkurës, ka komunikuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit pas tre sezoneve dhe fillimit të të katërtit. Në vend të tij pritet argjentinasi Jorge Sampaoli

6 Tetor 2022, 07:01 Nga DOSJA

Shkarkohet Lopetegui nga Sevilla. ‘Pokeri’ ndaj Dortmund zyrtarizoi

SPANJE - Gjithçka që përflitej më pare ka ndodhur. Duket sikur humbja e mbrëmshme ndaj gjermanëve të Borussia Dortmundit pati pasoja fatale, por në të vërtetë ajo vetëm sa i ‘legalizoi’ gjërat.

Fillimi i keq i sezonit nga Sevilla dhe humbja e rëndë ndaj Borussia Dortmund (1-4) në Champions League, të gjitha bashkë, i kushtuan Julen Lopeteguit stolin. 

Klubi andaluziane, në mesnatën e së mërkurës, ka komunikuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit pas tre sezoneve me rezultate të shkëlqyera dhe fillimit të të katërtit, jo në lartësinë e pritshmërive.

Përflitet se në vend të tij, në krye të pankinës së Sevilles, të konfirmohet argjentinasi Jorge Sampaoli, i freskët nga eksperienca në sezonin e kaluar te skuadra franceze Olympiqye Marseille.

Shkarkohet Lopetegui nga Sevilla. ‘Pokeri’ ndaj Dortmund zyrtarizoi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll