Sport

Tuchel, vjen oferta e parë pas shkarkimit nga Chelsea, trajneri i thotë jo klubit të Bundesligës

Vjen oferta e parë për të drejtuar një klub për Thomas Tuchel pas shkarkimit nga Chelsea. 49-vjeçari, është kontaktuar nga Bayer Leverkusen, por marrëveshja nuk është realizuar.

5 Tetor 2022, 12:57 Nga DOSJA

Tuchel, vjen oferta e parë pas shkarkimit nga Chelsea, trajneri i

GJERMANI- Vjen oferta e parë për të drejtuar një klub për Thomas Tuchel pas shkarkimit nga Chelsea. 49-vjeçari, është kontaktuar nga Bayer Leverkusen, por marrëveshja nuk është realizuar.

Leverkusen dëshironte që Tuchel të zëvendësonte trajnerin aktual Gerardo Seoane. Klubi, siç raporton AS, u përpoq të bindë gjermanin që të rikthehej në Bundesligë. Megjithatë, 49-vjeçari nuk kishte asnjë interes për ofertën e punës.

Tuchel, pasi ka drejtuar Mainz dhe Borussia Dortmund në të kaluarën, e njeh mirë Bundesligën, por, të paktën tani për tani, nuk ka në plan të kthehet në Gjermani.

E.Ç (Dosja.al)

tuchel chelsea bayer leverkusen

Sondazh

Poll