Sport

“Ju jeni lojtari i 12-të kundër Interit”, Barcelona përgatitet për ndeshjen e kthimit, postimi në rrjetet sociale ndez sfidën

Mungon një javë, numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Duke lënë mënjanë polemikat, Barcelona i thërret të gjithë tifozët pas humbjes kundër Interit.

5 Tetor 2022, 12:57 Nga DOSJA

“Ju jeni lojtari i 12-të kundër Interit”, Barcelona

SPANJË Mungon një javë, numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Duke lënë mënjanë polemikat, Barcelona i thërret të gjithë tifozët pas humbjes kundër Interit.

"Të mërkurën e ardhshme, ju do të jeni lojtari i 12-të". Një fitore e Interit do të bënte që skuadra zikaltër të kalonte automatikisht në raundin e 1/16-të. Por edhe një barazim do të ishte një rezultat negativ për skuadrën e Barcelonës, në atë moment Interit do t'i duhej vetëm të mundte Plzen në ndeshjen e radhës për të garantuar kalimin e turit.

Me pak fjalë, për Barcelonën ka vetëm një rezultat të dobishëm dhe për të mos dështuar i bën thirrje tifozëve që ta shndërrojnë ‘Camp Nou’ në ‘vullkan’.

E.Ç (Dosja.al)

inter barcelona

Sondazh

Poll