Sport

Shkarkimi i mundshëm nga stoli i Sevillas, Lopetegui i qetë: “Skuadra do të kthehet”...

"Duhet të kemi qetësinë e nevojshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit dhe varet nga ne”

2 Tetor 2022, 09:03 Nga DOSJA

 

Shkarkimi i mundshëm nga stoli i Sevillas, Lopetegui i qetë:

SPANJE - Në një konferencë për shtyp, pas humbjes këtë të shtunë, 0-2 me Atlético Madrid, zërat për shkarkimin e mundshëm të Julen Lopeteguit, trajnerit të Sevillas, u rritën në ton, por trajneri i skuadrës andaluze u tregua i qetë.

"Unë jam i fokusuar në atë që varet nga unë. Këto janë rrethana të futbollit. Situata e ekipit nuk është ajo që duam, por jam i sigurt se skuadra do ta kthejë situatën. Sa më shumë ndeshje të mos fitosh, aq më e komplikuar bëhet gjendja. Sot jam i trishtuar, është tjetër gjë të jesh i dobët. Duhet të kemi qetësinë e nevojshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit dhe varet nga ne. Duhet të kemi kapacitet për autokritikë,”- shpreh në analizën e tij trajneri bask.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll