Sport

Dybala dhe Smalling përmbysin Interin, Mou buzëqesh, Inzaghi rrëzohet sërish...

Roma mund Interin 2-1 në javën e tetë të Serie A dhe ngjiten për momentin në vendin e katërt.

1 Tetor 2022, 20:04 Nga DOSJA

Dybala dhe Smalling përmbysin Interin, Mou buzëqesh, Inzaghi

ITALI- Roma mund Interin 2-1 në javën e tetë të Serie A dhe ngjiten për momentin në vendin e katërt. Ekipi zikaltër e nisi mirë takimin, kur në minutën e 30', Dimarco do të shënonte golin e avantazhit, por vetëm disa sekonda nga përfundimi i pjesës së parë, Dybala do të shënonte golin e barazimit.

Në pjesën e dytë, Inter u mundua disa herë të gjente golin, por si Calhanoglu ashtu edhe Dzeko nuk u treguan të saktë. Duhet të vinte minuta e 75', që Smalling të shënonte golin e fitores për Romën. Humbja e dytë radhazi për Interin, që mbetet i gozhduar në vendin e shtatë vetëm 8 pikë larg nga Napoli kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

inter roma

Sondazh

Poll