Sport

Çmenduri! Tre gola për 5 minuta në Empoli-Milan, perla e Bajramit nuk mjafton, Toure dhe Leao përmbysin blutë

Milan vuan por mposht Empolin 3-1 në javën e 8 të Serie A dhe mbetet -3 pikë larg nga Napoli kryesues.

1 Tetor 2022, 22:52 Nga DOSJA

Çmenduri! Tre gola për 5 minuta në Empoli-Milan, perla e

ITALI- Milan vuan por mposht Empolin 3-1 në javën e 8 të Serie A dhe mbetet -3 pikë larg nga Napoli kryesues. Në Castellani duket një mbrëmje e përhumbur për kuqezinjtë që humbasin nga dëmtimi Saelemaekers, Kalabria dhe Kjaer.

Kuqezinjtë humbasin shumë mundësi me Leaon, dhe Giroud që preku traversën, ndërsa për Empolin Bajrami dy herë kishte mundësi të shënonte. Megjithatë Milan do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 79' me Rebic.

Kur u duk se takimi po shkonte drejt fundit, Bajrami nga goditja e dënimi barazon në minutën e 92'. Milan nuk dorëzohet dhe vetëm një minutë nga ky realizim, Ballo-Toure do të shënonte golin e avantazhit, ndërsa Leao në minutën e 96' do të vuloste këtë sfidë të çmendur.

E.Ç (Dosja.al)

milan empoli

Sondazh

Poll