Sport

Lewandowski çon përkohësisht Barcelonën në krye, goli i polakut mjafton ndaj Mallorca-s

Në pritje të ndeshjes së Real Madrid nesër në shtëpi ndaj Osasunas, Barcelona merr përkohësisht kryesimin në La Liga me 19 pikë. Ekipi katalanas fitoi me Mallorcan në transfertë me shifrat 1-0. Goli i vetëm do të shënohej nga Lewandowski në minutën e 20'.

1 Tetor 2022, 22:59 Nga DOSJA

Lewandowski çon përkohësisht Barcelonën në krye, goli

SPANJË- Në pritje të ndeshjes së Real Madrid nesër në shtëpi ndaj Osasunas, Barcelona merr përkohësisht kryesimin në La Liga me 19 pikë. Ekipi katalanas fitoi me Mallorcan në transfertë me shifrat 1-0. Goli i vetëm do të shënohej nga Lewandowski në minutën e 20'.

Për polakun është goli i tetë në kampionat dhe katalanasit administruan qetë rezultatin. Mallorca, asnjëherë nuk u shfaq rrezikshëm, me skuadrën e Muriqit që mbetet në mesin e tabelës. Në takimet e tjera, Atletico Madrid fitoi ndaj Sevillas në transfertë me shifrat 0-2. Llorente në minutën e 29' dhe Moratta në të 59-tën ishin autorët e golave.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona lewandowski

Sondazh

Poll