Sport

Derbin e Manchesterit: City sfidon United, duke parë shtrembër Arsenalin në krye...

Pas triumfit të skuadrës të Mikel Artetës këtë të shtunë, disavantazhi i lojtarëve të Pep Guardiolës ndaj ‘Topçinjve’ është 4 pikë.

2 Tetor 2022, 08:28 Nga DOSJA

Derbin e Manchesterit: City sfidon United, duke parë shtrembër

ANGLI - Pasi Arsenali bëri detyrat e shtëpisë këtë të shtunë, duke mposhtur  Tottenhamin (3-1) për të mbetet lider edhe për një ditë, këtë të dielë (15:00) do të luhet derbi i Manchesterit në të cilin City, i renditur i dyti, do të përballet ‘Etihad Stadium’ me United, që aktualisht renditet i gjashti, pas fitores së Chelseas dje. 

Futbollistët e Pep Guardiolës janë tashmë 4 pikë prapa atyre të Mikel Artetës dhe me Haaland në krye, duan të mundin ‘Djajtë e Kuq’, rivalin e tyre të përjetshëm, në mënyrë që distanca me Arsenalin të ngushtohet në 1 pikë.

Ja dhe formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Walker, Akanji, Ruben Dias, Cancelo; Bernardo Silva, Rodrigo H., De Bruyne; Foden, Haaland, Grealish.

Manchester United: De Gea; Dalot, Varane, Lisandro Martinez, Malacia; Casemiro, Eriksen; Antony, Bruno Fernandes, Sancho; Rashford.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll