Sport

Një ditë pas fitores së madhe, Kimmich dhe Müller rezultojnë pozitivë me Covid-19…

Klubi bavarez njoftoi këtë të shtunë se dy futbollistët kishin rezultuar pozitivë me Covid.

1 Tetor 2022, 20:09 Nga DOSJA

Një ditë pas fitores së madhe, Kimmich dhe Müller

GJERMANI - Goditje për Bayern Munich. Pasi festuan fitoren ndaj Bayer Leverkusenit në startin e ditës së 8-të të Bundesligës të premten në mbrëmje (4-0), bavarezët mësuan këtë të shtunë se dy mesfushorët e tyre Joshua Kimmich dhe Thomas Müller kishin rezultuar pozitiv me Covid-19. Klubi saktëson se dy lojtarët janë asimptomatikë dhe se janë izoluar në shtëpi.

Ditët e fundit, lojtarët e Bayernit tashmë janë ndaluar të nënshkruajnë autografe në fund të stërvitjes, veçanërisht pas kontaminimeve të fundit të Manuel Neuer dhe Leon Goretzka. Nëse këta dy lojtarë do të riktheheshin pas pushimit ndërkombëtar, Kimmich dhe Müller do të humbasin ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në Champions League të marten, por janë të pasigurt për ‘klasiken’ të shtunën e ardhshme në fushën e Borussia Dortmund (18:30).

Një ditë pas fitores së madhe, Kimmich dhe Müller

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll