Sport

Campos e thotë troç, pranon gabimin që ka bërë te PSG: "Nuk duhet të ishin bashkë Neymar dhe Mbappe"

Ndërsa mosmarrëveshja mes Neymar dhe Kylian Mbappé ndizet në Paris, drejtori sportiv i PSG, Luis Campos pranon se klubi bëri një gabim kur ai zgjodhi t'i mbajë së bashku.

1 Tetor 2022, 20:22 Nga DOSJA

Campos e thotë troç, pranon gabimin që ka bërë te

PARIS- Ndërsa mosmarrëveshja mes Neymar dhe Kylian Mbappé ndizet në Paris, drejtori sportiv i PSG, Luis Campos pranon se klubi bëri një gabim kur ai zgjodhi t'i mbajë së bashku. Kampionët e Ligue 1 e blenë brazilianin në verën e vitit 2017 për një shifër që shkoi 222 milionë euro. Në të njëjtën javë, klubi nga kryeqyteti francez ra dakord për një marrëveshje huazimi me Mbappe, lojtarin e Monacos në atë kohë. Më pas, në vitin 2018, transferimi përfundimtar për 180 milionë euro.

Dy transferime që kanë shkaktuar shumë diskutime dhe tashmë Campos, drejtori sportiv i klubit prej disa muajsh, ka pranuar se PSG ka bërë një gabim. "Ne bëmë gabim në të kaluarën duke marrë dy lojtarë në të njëjtin pozicion. Merkato në hyrje nuk ishte i mirë sepse na mungojnë lojtarët në disa pozicione kyçe dhe sepse kemi shumë lojtarë në pozicione të tjera”.

Komente që mbërrijnë pikërisht në kohën kur në Paris po zhvillohet një sherr mes dy lojtarëve. Gjatë një ndeshjeje të Brazilit, Neymar u pyet për marrëdhënien e tij me Mbappé dhe O Ney thjesht u përgjigj: “Me Kylian? Nuk e di".

Sipas shtypit francez, Kylian do të ishte i gatshëm të shihte largimin e Neymar. Në të njëjtën kohë, braziliani është lodhur nga egoizmi i 23-vjeçarit. Lajm i vërtetë apo i rremë? Nuk dihet. E vetmja gjë e sigurt është se tresheja e mrekullive, Mbappé-Neymar-Messi, vazhdon të shkëlqejë në fushë dhe mbetet atomike.

E.Ç (Dosja.al)

neymar psg mbappe

Sondazh

Poll