Sport

Largimi nga Barcelona ende djeg për Suarez: "Shpresoj që Koeman të më tregojë pse u largova nga klubi"

Luis Suarez dëshiron të vërtetën. Lojtari i cili pas largimit nga Atletico Madrid zgjodhi të rikthehet në vendlindje ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca.

1 Tetor 2022, 20:33 Nga DOSJA

Largimi nga Barcelona ende djeg për Suarez: "Shpresoj që Koeman

SPANJË- Luis Suarez dëshiron të vërtetën. Lojtari i cili pas largimit nga Atletico Madrid zgjodhi të rikthehet në vendlindje ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca. El Pistolero, i cili do të qëndrojë në Nacional deri në nëntor, foli për përvojën në Amerikën e Jugut, por kujtoi gjithashtu të kaluarën dhe në veçanti lamtumirën me Barcelonën. Uruguaiani dëshiron që ish-trajneri Ronald Koeman t'i tregojë atij në fytyrë se pse e largoi nga Barcelona.

Uruguaiani nga 0 në 10 i jep notën 12 karrierës së tij te Barcelona: “Për mua 12, për pritshmëritë me të cilat arrita, të cilat nuk ishin aq të larta duke qenë se ishin Leo Messi dhe Neymar. Thuhej se tre gjela në një kotec pulash nuk mund të qëndrojnë dhe ne kemi treguar se dimë të luajmë duke e bërë Barçën më të mirën në historinë e atyre viteve. Jam krenar për karrierën që kam bërë. I përmbusha pritshmëritë. Në fund të asaj faze niveli ra padyshim, por edhe atëherë kisha qetësinë shpirtërore të kaloja gjithmonë 25 gola në sezon”.

I vetmi moment është largimi nga klubi, që ndoshta Suarez nuk e ka harruar dhe i dërgon një mesazh ish-trajnerit të Barcelonës, Koeman: “Koha kalon dhe po, për mirësjellje dhe respekt, do të përshëndesja Koeman. Nëse e takoj, shpresoj që Ronald të ketë madhështinë që kishte si lojtar në klub dhe që dëshiron të ma tregojë të vërtetën në fytyrë. Arsyeja pse u largova nga Barcelona dhe se nuk u largova për arsye futbolli apo teknike”.

E.Ç (Dosja.al)

koeman luis suarez barcelona

Sondazh

Poll