Sport

Tribuna nuk mban peshën e tifozëve, dita e festës kthehet në dramë! Ulërima dhe kaos, pamjet janë të frikshme

E frikshme ajo që ndodhi dy ditë para sfidës së pritshme të kampionatit kilian mes Colo Colo dhe Universidad Catolica, planifikuar në Estadio Monumental David Arellano në Santiago de Chile.

1 Tetor 2022, 20:12 Nga DOSJA

Tribuna nuk mban peshën e tifozëve, dita e festës kthehet në

KILI- E frikshme ajo që ndodhi dy ditë para sfidës së pritshme të kampionatit kilian mes Colo Colo dhe Universidad Catolica, planifikuar në Estadio Monumental David Arellano në Santiago de Chile.Tifozët kishin organizuar një ditë mbështetjeje për ekipin për ta ngarkuar atë në funksion të derbit ,por befas tenda e reklamës mbi tribunë në të cilën shumë prej tyre ishin mbushur për të shijuar një pamje më të mirë, u shemb.

Mbi ta kishin pozicionuar disa tifozë të Colo Colo-s, ndoshta shumë të shumtë, të cilët me kërcimet dhe lëvizjet e tyre shembën strukturën e brishtë.Shumë tifozë të frikësuar u futën në fushë, me mjekët e pranishëm në stadiumin e Kilit, të cilët nxituan menjëherë për të ofruar ndihmën e parë.

Për mrekulli, numri nuk ishte tragjik: për momentin ka rreth 20 të lënduar, edhe nëse numri është i destinuar të rritet dhe nuk raportohet për viktima. Videot e postuara në Tëitter që kapin momentin e shembjes janë të frikshme.

E.Ç (Dosja.al)

kili colo colo

Sondazh

Poll