Sport

Kampioni Briken Calja pasi ka rikuperuar dëmtimin, nis përgatitjet për botërorin…

“Kam kaluar gati një vit larg gatishmërive të mia për shkak të dëmtimit që pata, tashmë e kam hedhur pas krahëve dhe jam në formën time më të mirë”

1 Tetor 2022, 19:20 Nga DOSJA

Kampioni Briken Calja pasi ka rikuperuar dëmtimin, nis përgatitjet

TIRANE - Nga botërori në botëror, Briken Calja kampioni i botës në peshëngritje ka kaluar thuajse 12 muaj pa asnjë rezultat e medalje të rëndësishme, duke mbyllur një edicion të errët, kjo për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në qafë gjatë kampionatit kombëtar. Megjithatë tashmë problemi fizik është hedhur pas krahëve dhe këtu në Shtërmen ai ka rifituar gjendjen e tij optimale.

Kampioni Briken Calja, shprehet për ‘Top Channel’: “Kam kaluar gati një vit larg gatishmërive të mia për shkak të dëmtimit që pata, tashmë e kam hedhur pas krahëve dhe jam në formën time më të mirë. Do të shohim deri në fund, por synimi do të jetë sërish medalja Botërorit”.

Po cilat janë ngarkesat që zhvillohen në këto seanca të kulmit të përgatitjes fizike për Caljen? “Ngarkesat ditore shkojnë nga 15 në 25 ton dhe kështu zhvillohet përgatitja deri 45 ditë përpara Botërorit kur fillon teknika,”- tregon peshëngritësi.

Në fund Briken Calja kampioni i botës në peshëngritje ka komentuar edhe nderimet e shpërblimet që morën bashkësportistë të tij, si Luiza Gega kampionia e Europës në atletikë, Florian Markut apo apartamentet, që morën dy mundësit me origjinë çeçe për titullin kampion bote të Abakarov dhe Dudaev.

“Më vjen mirë për ata, sepse çdo gjë arrihet me punë, unë kam mbi 20 vite karrierë dhe nuk më ka falur askush asgjë. Nuk kam ndonjë zili, sepse gjithmonë ka një herë të parë shpresoj të vazhdohet kështu,”- shprehet kampioni.

Kampionati botëror i peshëngritjes në këtë edicion zhvillohet në Kolumbi, nga datat 5 deri më 16 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2022, 09:22

Premier League rikthehet me dy derbi…

ANGLI - Premier League rikthehet pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, si dhe pushimit për shkak të ndeshjeve të kombë...