Sport

20 minuta për Brojën në fitoren e Chelsea-t, Brighton shtang Liverpool në Anfield

1 Tetor 2022, 18:59 Nga DOSJA

20 minuta për Brojën në fitoren e Chelsea-t, Brighton shtang

ANGLI- De Zerbi e nis mirë aventurën në pankinën e Brighton. Trajneri italian ia doli të merrte 1 pikë në takimin ndaj Liverpool, përballje që përfundoi me shifrat 3-3. Trossard shënoi dy herë brenda pak minutash, duke shtangur të besuarit e Klopp, megjithatë Liverpool ia doli të shënojë dy herë me Firminon e më pas falë autogolit të ëebster, gjeti avantazhin.

Megjithatë nuk ishte e thënë që ekipi drejtuar nga Klopp të merrte tre pikë, pasi Trossard shënoi sërish në portën e Alisson, duke i dhënë një pikë Brightonit dhe duke marrë me vete topin e ndeshjes.

CRYSTAL PALACE-CHELSEA 1-2

Në një ndeshje të komplikuar, Graham Potter arrin fitoren e parë me Chelsean. Londinezët fitojnë 2-1 në Selhurst Park. Blutë dominojnë në fillim, por Crystal Palace kalon në avantazh me Edouard. Aubameyang do të barazonte shifrat, ndërsa një supergol i Gallagher në minutën e 90’ do të bënte që ekipi londinez të merrte tre pikë të arta. Rreth 20 minuta në fushë edhe për Armando Brojën, që nuk arriti të lërë gjurmë, pasi mbrojtja e skuadrës vendase ishte e ngjeshur mbrapa, duke mos lënë hapësira.

E.Ç (Dosja.al)

chelsea premier league

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2022, 09:22

Premier League rikthehet me dy derbi…

ANGLI - Premier League rikthehet pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, si dhe pushimit për shkak të ndeshjeve të kombë...