Sport

Humbja e pestë radhazi dhe fundi i kreut, kriza e Laçit nuk ka fund! Nuk ka fitues në takimin Egnatia-Kastrioti

Në javën e gjashtë të kampionatit shqiptar u luajtën dy takime, Laçi-Kukësi dhe Egnatia- Kastrioti. R

1 Tetor 2022, 17:06 Nga DOSJA

Humbja e pestë radhazi dhe fundi i kreut, kriza e Laçit nuk ka fund!

SHQIPËRI- Në javën e gjashtë të kampionatit shqiptar u luajtën dy takime, Laçi-Kukësi dhe Egnatia- Kastrioti. Rezultati që bëri më tepër përshtypje ishte fitorja e Kukësit me shifrat 0-1, jo sepse suksesi i verilindorëve ngjall habi, por për shkak se Laçi, skuadra që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e dytë, tashmë është në fundin e klasifikimit me vetëm tre pikë.

Goli i vetëm u shënua nga Barbosa në minutën e 20', realizimi i sulmuesit qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Për Laçin, kjo ishte humbja e pestë radhazi. Egnatia dhe Kastrioti kanë barazuar pa gola në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.Sfida nisi me një ritëm të lartë nga skuadrat, por më pas të dyja u mbyllën në mënyrë që të mos pësonin.

Në pjesën e dytë krutanët tentuan të surprizonin me kundërsulme vendasit, por protieri Sherri ishte i vëmendshëm në çdo rast.Kështu Egnatia shkon në kuotën e 8 pikëve në vendin e 6-ë, ndërsa Kastrioti një pozicion më poshtë me 6 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

kastrioti laci superiore

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2022, 09:22

Premier League rikthehet me dy derbi…

ANGLI - Premier League rikthehet pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, si dhe pushimit për shkak të ndeshjeve të kombë...