Aktualitet

Arrestohet 55-vjeçari në Tiranë, i shpallet në kërkim djali. Policia: Kultivonin kanabis në banesë

19 Gusht 2019, 12:27 Nga DOSJA
Arrestohet 55-vjeçari në Tiranë, i shpallet në kërkim

TIRANË- Një 55-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga Policia, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, të dy, babë e bir kishin kultivuar kanabis në banesën e tyre në fshatin Fag, të njësisë administrative Shëngjergj.

Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag”, shkruan Policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Fag”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga 55-vjeçari, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit:  N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu kanë shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin E.A.

Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis.
Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se babë e bir janë autorë të kësaj vepre penale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 55 vjecari policia tirane arrestohet 55 vjecari policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Gusht 2019, 10:09

Ndërron jetë një turist amerikan në Sarandë

SARANDË- Një turist amerikan, ka ndërruar jetë sot në Sarandë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se pushuesi amerikan është i moshës 62-vjeçare, i...