Sport

Zbulohet sekreti! Ja se si fizioterapistët e 'shpëtuan' sulmuesin Erling Haaland…

“Falë fizioterapistëve ai ka luajtur të gjitha ndeshjet, sezonin e kaluar kjo nuk ishte e mundur. Ai filloi të punojë me Marion dhe njerëz të tjerë në departament dhe falë tyre dhe etikës së tyre të punës, tani mund të luajë rregullisht."

1 Tetor 2022, 08:00 Nga DOSJA

Zbulohet sekreti! Ja se si fizioterapistët e 'shpëtuan'

ANGLI - E diela ka rezervuar emocionet e derbit të Mançesterit, sfidën që City pret United. Spanjoli kampion, Pep Guardiola, u ftua për ta krahasuar këtë me derbit dhe klasikët e tjerë që ai ka përjetuar…

“Barcelona-Real gjithmonë ka pasur më shumë zhurmë. Më shumë shtyp, më shumë gjithçka. Përveç kësaj, edhe në Gjermani (Bayern Munich-Borussia Dortmund) ose edhe këtu, është perfekte. Këto lojëra janë të ndryshme, po. United është një rival i madh në të njëjtin qytet. Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se çfarë do të bëjë pala tjetër”,- tha ai.

Sa i përket Erling Haaland, yllit të madh të sulmit, trajneri shpjegoi pse një fizioterapist i klubit, Mario Pafundi, e shoqëroi talentin në ndeshjet e Norvegjisë. “Nuk është e çuditshme, kur ka Euro apo Kupa Bote, fizioterapistët duhet të shkojnë me lojtarët. I kam thënë gjithmonë klubit, se departamenti më i rëndësishëm është fizioterapia.

“Ai kishte shumë vështirësi te Dortmund. Ishte i dëmtuar në pjesën më të madhe të sezonit, ai mbërriti këtu me probleme, pas një operacioni të vogël në verë. Falë fizioterapistëve ai ka luajtur të gjitha ndeshjet, sezonin e kaluar kjo nuk ishte e mundur. Ai filloi të punojë me Marion dhe njerëz të tjerë në departament dhe falë tyre dhe etikës së tyre të punës, tani mund të luajë rregullisht."

Haaland ka pësuar disa dëmtime në gju në të kaluarën te Dortmundi, por ngarkesa ka qenë e balancuar, e cila ka rezultuar në 14 gola në 9 ndeshje deri më tani. Guardiola gjithashtu parashikoi një duel mes norvegjezit dhe argjentinasit të United, Lisandro Martinez. 

“Erling është më i gjatë... Por më pëlqen kur njerëzit nënvlerësojnë lojtarët për shkak të madhësisë së tyre. Duke ditur nga përvoja, nuk ka asnjë dyshim (për Martinez) dhe nuk është hera e parë që ai luan kundër sulmuesve më të gjatë se ai. Por në zonë, në disa pozicione, Erling është më i gjatë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll