Sport

Furi bavareze! Pas katër ndeshjesh radhazi pa fitore, Bayern ia nxjerr inatin Leverkusen

Pas katër ndeshjes radhazi pa fitore, Bayern Munich rikthehet te fitorja në Bundesligë duke mposhtur 4-0 Bayer Leverkusen.

30 Shtator 2022, 22:28 Nga DOSJA

Furi bavareze! Pas katër ndeshjesh radhazi pa fitore, Bayern ia nxjerr

GJERMANI- Pas katër ndeshjes radhazi pa fitore, Bayern Munich rikthehet te fitorja në Bundesligë duke mposhtur 4-0 Bayer Leverkusen. Skuadra drejtuar nga Nagelsmann hipotekoi fitoren që në pjesën e parë. Sané zhbllokoi takimin në minutën e (3'), më pas Musiala dyfishoi shifrat (17') ndërsa Mane do të realizonte golin e tretë në minutën e (39').

Në pjesën e dytë, Muller realizoi golin e fundit të takimit. Me këto tre pikë, bavarezët ngjiten në kuotën e 15 pikëve, duke u ngjitur për momentin në vendin e dytë.

E.Ç (Dosja.al)

bayer leverkusen bayer munich

Sondazh

Poll