Sport

Kriza energjetike! Nuremberg do t’i fikë prozhektorët në orën 21:00…

FC Nürnberg do të preket nga masat shtrënguese në javët në vijim. Në rrjedhën e krizës energjetike, qyteti i Nurembergut po shqyrton kufizimin e funksionimit të ngrohjes nëntokësore dhe prozhektorëve. Megjithatë, marrëveshja për këtë me DFL është ende në pritje.

1 Tetor 2022, 07:23 Nga DOSJA

Kriza energjetike! Nuremberg do t’i fikë prozhektorët në

GJERMANI - Për herë të parë këtë sezon, stadiumi ‘Max Morlock’ u ndriçua në mbrëmje në një ndeshje të 1. FC Nürnberg, e cila përfundoi me humbje 2-0 nga Hamburger SV.  Por klubi mund të mos jetë në gjendje, të luajë këtë të shtunën në mbrëmje me drita, pasi qyteti i Nurembergut ka marrë masa shtrënguese pas krizës energjetike, e cila mund të ndikojë gjithashtu në operacionet e ndeshjeve të skuadrës së saj Bundesligën 2.

Rrjedhimisht, prozhektorët e stadiumit mund të ndriçojnë maksimumi deri në orën 21:00 gjatë kësaj periudhe krize, e cila sipas vendimit, fillon më 4 tetor. Masat do të ndikojnë edhe te ngrohja e terrenit në stadium. Gjithsesi, klubi i i Nurnbergut është ende në pritje të koordimit të masave me DFL.

Orari i ndeshjeve për pjesën tjetër të vitit kalendarik në Bundesligën 2, ishte planifikuar në fillim të shtatorit, me të gjitha ndeshjet në shtëpi për t’u luajtur shtunën ose të dielën pasdite. Me gjasa, tani gjithçka do të ndryshojë dhe Nurnbergu nuk do të luajë në mbrëmje, ku është e nevojshme përdorimi i energjisë elektrike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll