Sport

Claudio Ranieri i kthen ‘borxhin’ Mourinhos: “Ai është unik, i duhuri për Romën!”...

“Roma kishte nevojë për të dhe Mourinho gjithashtu kishte nevojë për Romën”,- thotë trajneri i njohur italian

1 Tetor 2022, 07:07 Nga DOSJA

Claudio Ranieri i kthen ‘borxhin’ Mourinhos: “Ai

ITALI - Trajneri i njohur italian, Claudio Ranieri, e kupton se Roma kishte të drejtë kur përpiqej për nënshkrimin e kontratës me José Mourinhon.

“Ai është perfekt për projektin e Romës. Mourinho e di se duhet të kapërcejë disa pengesa, por ai është unik. Stadiumi është shitur më shumë për të sesa për ekipin. Roma kishte nevojë për të dhe Mourinho gjithashtu kishte nevojë për Romën. Ai ka gjithmonë mbështetjen e tifozëve”,- theksoi trajneri duke folur për ‘Corriere dello Sport’.

Ranieri pranon se ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin portugez: “Mourinho është një mik i madh. Ishte fantastike për mua gjesti i tij kur u shkarkova nga Leicester. Ai mori pjesë në konferencën për shtyp me 'CR' të shkruar në fanelën e tij. Ai tha, se kam shkruar historinë më të mirë ndonjëherë te Leicesteri.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll