Sport

Luis Suarez: "Kam bërë një rreth të plotë me Nacional. E ardhmja? MLS është një mundësi, nuk do të kthehem në Evropë"

“Kishte më shumë kuptim të kthehesha në Uruguaji, jo sepse është një ligë e vogël, por për të mbyllur një rreth."

1 Tetor 2022, 07:36 Nga DOSJA

Luis Suarez: "Kam bërë një rreth të plotë me

URUGUAJI - Në një intervistë të gjatë dhënë për ‘Marca’, sulmuesi uruguajan Luis Suarez ka folur për të ardhmen e tij. Pas pak javësh i skadon kontrata me skuadrën Nacional të Montevideos dhe ish-sulmuesi i Barcelonës do të jetë një lojtar i lirë: “Nuk e di se çfarë do të bëj akoma. MLS është një nga opsionet e mundshme, por tani nuk e mendoj. Më pëlqen Nacional”.

E përjashtoni mundësinë që të luani sërish në Evropë? "Po, sepse unë tashmë e kam bërë karrierën time dhe jam larguar me krenari. Kam pasur shumë opsione para se të vija në Nacional, por pas Groningen, Ajax, Liverpool, Barça, Atlético...

Nuk mund të kisha pasur një karrierë më të mirë! Për këtë arsye nuk mund të shkoja te një ekip që ishte më pak i fortë se Atletico. Ishte një trajektore perfekte. Kishte më shumë kuptim të kthehesha në Uruguaji, jo sepse është një ligë e vogël, por për të mbyllur një rreth."

Luis Suarez: "Kam bërë një rreth të plotë me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll