Sport

Inter, çfarë po ndodh? Një delegacion ultrasish futen në qendrën stërvitore, mesazhi në prag të Romës

Kampionati i Serie A rifillon pas pushimit të Kombëtareve dhe ndër skuadrat më të pritura është Interi, i freskët nga disfata e rëndë në Udine, e treta në shtatë javët e para të kampionatit, që ngjalli protestën e tifozëve.

30 Shtator 2022, 21:40 Nga DOSJA

Inter, çfarë po ndodh? Një delegacion ultrasish futen në

ITALI- Kampionati i Serie A rifillon pas pushimit të Kombëtareve dhe ndër skuadrat më të pritura është Interi, i freskët nga disfata e rëndë në Udine, e treta në shtatë javët e para të kampionatit, që ngjalli protestën e tifozëve. Ditët e fundit, ultrasit kanë shfaqur banderola në çdo cep të Milanos, adresuar familjes Zhang për të shitur klubin, por në prag të ndeshjes delikate kundër Romës, bërthama e fortë e tifozëve dëshironte të dëgjonte zërin e tyre.

Inter, tifozët takohen me lojtarët në prag të ndeshjes me Romën

Pas përfundimit të stërvitjes dhe konferencës për shtyp të Simone Inzaghit, në fakt, një delegacion i Curva Nord kërkoi dhe mori një diskutim me lojtarët dhe me trajnerin. Synimi është të përcjellë afërsinë e tyre me grupin, që në “hierarkinë” e fajtorëve sipas tifozëve vjen pas klubit, por edhe rëndësia e ndeshjes ndaj skuadrës, në të cilën Inter do të duhet të mundohet të rikthehet te fitorja.

E.Ç (Dosja.al)

inter tifozet

Sondazh

Poll