Sport

Tri gola në 20 minuta nga nipi i Maradonës, ia dedikon Diegos: “Gjyshja më thotë se i ngjaj atij” (video)

Një mbrëmje e paharrueshme. Hernán López, stërnipi i Diego Armando Maradonës, pati ditën më të mirë të karrierës së tij futbollistike duke nënshkruar një hat-trick në vetëm 20 minuta dhe duke i dhënë fitoren Central Córdoba në ndeshjen ndaj Aldosivi-t.

30 Shtator 2022, 21:08 Nga DOSJA

Tri gola në 20 minuta nga nipi i Maradonës, ia dedikon Diegos:

ARGJENTINË- Një mbrëmje e paharrueshme. Hernán López, stërnipi i Diego Armando Maradonës, pati ditën më të mirë të karrierës së tij futbollistike duke nënshkruar një hat-trick në vetëm 20 minuta dhe duke i dhënë fitoren Central Córdoba në ndeshjen ndaj Aldosivi-t.

Një fitore që e afron klubin Santiago del Estero drejt shpëtimit në Primera Division dhe i lë rivalët e tij të fundit në renditje, me një rënie që tani duket se është një hap larg.

Cila është lidhja farefisnore midis Hernan Lopez dhe Maradonës? Mesfushori sulmues i lindur në vitin 2000 është nipi i Anës, një prej motrave të Diego-s dhe Daniel López, ish-lojtar i Argentinos Juniors.

Pas ndeshjes, lojtari i kushtoi një dedikim Maradonës në mikrofonat e ESPN: "Daja do të ishte i lumtur për mua. Gjithmonë jam përpjekur ta dëgjoj duke marrë intervista ose video. Ai gjithmonë më inkurajonte të mos kisha frikë dhe të mos heq dorë, ai është referenca ime. Gjyshja ime thotë se i ngjaj atij kur dribloj, përpiqem të luaj si ai".

E.Ç (Dosja.al)

maradona argjentine

Sondazh

Poll