Sport

Jordi Cruyff: “Babai im ishte i veçantë: ai mund të fliste tre minuta me Mbretëreshën e Holandës dhe 20 me pastruesen”…

"Ka rreth 300 fusha me emrin e tij në mbarë botën, që hapin mundësinë për të luajtur futboll fëmijët, përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta. Nuk ishte e lehtë për mua të dëgjoja krahasimet"

1 Tetor 2022, 07:02 Nga DOSJA

Jordi Cruyff: “Babai im ishte i veçantë: ai mund të

SPANJE - Jordi Cruyff, aktualisht drejtor sportiv i Barcelonës, ka dhënë një intervistë shumë interesante për revistën ‘FourFourTwo’, në të cilën ka folur edhe për babain e tij dhe se sa e vështirë ishte të jetosh me barrën e të qenit djali i një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave:

“Babai im ishte një person i veçantë: ai mund të fliste tre minuta me Mbretëreshën e Holandës dhe 20 me pastruesen. Ka rreth 300 fusha me emrin e tij në mbarë botën që hapin mundësinë për të luajtur futboll fëmijët, përfshirë ata me nevoja të veçanta.

Babai im nuk mbaroi kurrë shkolla, por këmbëngulte që unë të mësoja. Kam pasur nota të këqija dhe mbaj mend që më pengoi të luaja futboll për një muaj për këtë arsye. Ai donte që ne të kishim një plan B në jetë."

Të jetosh nën hijen e të madhit Johan? "Si djalë nuk ishte e lehtë, sepse gjithmonë më krahasonin me diçka të pakrahasueshme. Nuk mund të krahasosh një të vdekshëm me një të pavdekshëm. Unë fillova të gdhendja hapësirën time, vetëm kur shkova në Angli".

Jordi Cruyff: “Babai im ishte i veçantë: ai mund të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll