Sport

Ancelotti buzëqesh: te 'los blancos' rikthehen ndërkombëtarët...

Carvajal, Asensio, Militao, Vinicius dhe Rodrygo janë stërvitur pa probleme.

30 Shtator 2022, 15:11 Nga DOSJA

Ancelotti buzëqesh: te 'los blancos' rikthehen

SPANJE - Kjo nuk ndalet dhe kështu do të jetë deri në Kupën e Botës në Katar, gjithnjë e më shumë pranë fundit. Real Madridi, pas një rikthimi të rëndësishëm të ndërkombëtarëve të tij, vazhdoi përgatitjet në ‘Valdebebas’ për ndeshjen ndaj Osasunës (të dielën, ora 21:00) në ‘Santiago Bernabéu’, me një atmosferë gëzimi total.

Një nga arsyet kryesore për këtë lumturi është rishfaqja e ardhshme e Karim Benzema. Francezi këtë të premte shkeli në fushën ‘Concha Espina’, pas  dëmtimit në ditën e parë të këtij Champions League, në ndeshjen ndaj Celtic.

Shumica dërrmuese e skuadrës do të jetë gjithashtu në dispozicion për Ancelottin, me përjashtim të një pengese në seancën e së shtunës. Carvajal, Asensio, Militao, Rodrygo dhe Vinicius, e përfunduan pa probleme seancën, një lehtësim duke marrë parasysh dhimbjet e kokës që zakonisht sjellin rikthimet nga grumbullimet me kombëtaret.

Vetëm Luka Modric është rikthyer me një lëndim, kështu që ai do të humbasë dy ose tre ndeshje. Viktima tjetër është Lucas Vázquez, i cili u stërvit i vetëm në fushë. Real Madridi shikon te Osasuna me ambicien për të mbetur i pamposhtur këtë sezon. Për momentin ai regjistron gjashtë nga gjashtë fitoret e mundshme në Ligë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll