Sport

Gabriel Jesus për muajt e tij të fundit me Pep: "E falenderova për gjithçka dhe vazhduam secili në rrugën e tij”… (Video)

“Kam qenë shumë i lumtur gjatë kohës sime te Manchester City. Nuk është se nuk isha i lumtur atje, aspak. Pep nuk kishte asnjë problem me mua apo askënd. Ishte mënyra se si ai dëshiron të luhet një ndeshje”

30 Shtator 2022, 12:29 Nga DOSJA

Gabriel Jesus për muajt e tij të fundit me Pep: "E falenderova

ANGLI - Sulmuesi i Arsenalit, braziliani Gabriel Jesus, dha një intervistë për ESPN dhe foli për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën dhe muajt e fundit para largimit nga Manchesteri, për shkak të mospranimit të rolit të ri që do të kishte në skuadrën e 'Cytit'.

"Kam qenë shumë i lumtur gjatë kohës sime te Manchester City. Nuk është se nuk isha i lumtur atje, aspak. Por, padyshim, duhet t'i kuptoni gjërat. Në të njëjtën mënyrë që i pranova gjërat kur isha atje, se si Pep Guardiola donte t'i bënte gjërat, ishte e qartë”, siguroi sulmuesi brazilian.

"Ai nuk kishte asnjë problem me mua apo askënd. Ishte mënyra se si ai e kupton futbollin dhe mënyra se si ai dëshiron të luhet një ndeshje. I takon secilit ta pranojë këtë ose jo. Nëse e pranoni mirë, në të kundërt është 'Faleminderit dhe mirupafshim, le të gjejmë diçka tjetër’. Kështu bëra. E pranova kur isha atje, por erdhi një moment, kur vendosa të bëja diçka tjetër. E falënderova për gjithçka, ai e kuptoi dhe vazhduam secili në rrugën e tij",- tha Gabriel Jesús, duke kujtuar momentin kur vendosi të largohej nga Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll