Sport

“FIFA-gate”: Ish-presidenti i futbollit të Salvadorit dënohet me 16 muaj burg...

Ish-presidenti i federatës Reynaldo Vasquez është dënuar nga drejtësia amerikane në kuadër të “Fifagate”.

30 Shtator 2022, 11:20 Nga DOSJA

“FIFA-gate”: Ish-presidenti i futbollit të Salvadorit

SHBA - Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Salvadorit, Reynaldo Vasquez, u dënua të enjten me gjashtëmbëdhjetë muaj burg nga gjykatat amerikane për marrjen e ryshfeteve në kuadër të aferës “FIFA-gate”.

Vasquez, 66 vjeç, u deklarua fajtor pas akuzave për ryshfet, pas ekstradimit të tij në janar 2021. Prokurorët amerikanë thanë se ai dhe udhëheqës të tjerë, ose ish-zyrtarë të federatës morën rreth 350.000 dollarë ryshfet në lidhje me shitjen e të drejtave të transmetimit dhe marketingut për ndeshjet kualifikuese të El Salvadorit për 2018 Botëror si dhe ndeshje miqësore.

Bosi i futbollit salvadoran nga qershori 2009 deri në korrik 2010, u akuzua në nëntor 2015, së bashku me dhjetëra drejtues të tjerë, në të ashtuquajturën afera "FIFA-gate", e cila çoi dukshëm në rënien e presidentit të organit qeverisës të futbollit botëror, Sepp Blatter. 

Në fillim të tetorit 2019, ai u shpall fajtor për korrupsion nga FIFA dhe u pezullua përjetë nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin dhe u gjobit me 500.000 franga zvicerane (rreth 490.000 euro). Rreth dyzet persona fizikë dhe juridikë janë paditur nga drejtësia amerikane në kuadrin e “FIFA-gate”, shumica prej tyre amerikano-jugorë.

“FIFA-gate”: Ish-presidenti i futbollit të Salvadorit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll