Sport

Chelsea përgatit transferimin e parë për vitin 2023, vizitat mjekësore të bëra, 60 milionë euro për yllin e Bundesligës

Koulibaly, Fofana, Cucurella, Sterling, Aubameyang, Chukëuemeka, plus Zakaria në fund të merkatos. Miliona e miliona paund të paguara në merkato nga presidenti Todd Boehly.

30 Shtator 2022, 13:12 Nga DOSJA

Chelsea përgatit transferimin e parë për vitin 2023, vizitat

ANGLI- Koulibaly, Fofana, Cucurella, Sterling, Aubameyang, Chukëuemeka, plus Zakaria në fund të merkatos. Miliona e miliona paund të paguara në merkato nga presidenti Todd Boehly. Megjithatë blutë po mendojnë se si të lëvizin përsëri në merkato, dhe emri që po përflitet është ai i Christopher Nkunku. Lajmi është publikuar nga gazeta gjermane Bild e cila shkruan: “Sulmuesi i Leipzig tashmë i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me Chelsean.

Këtë e bëri javën e fundit të shtatorit, në Frankfurt. Teorikisht në fshehtësi të madhe, përpara se gjithçka të bëhej e ditur publikisht. Synimi? Përgatitja e një transferimi në Londër, që në planet e bluve do të realizohet brenda një viti, në verën e vitit 2023.”

Në fund të fundit, transferimi i Nkunku nga Leipzig është i komplikuar, por jo shumë i komplikuar për një klub që mund të llogarisë në një buxhet shumë të lartë: në kontratën e tij, xhevahiri francez ka në fakt një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Nëse londinezët vendosin ta paguajnë atë, klubi gjerman nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë për të mbajtur sulmuesin e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

chelsea nkunku

Sondazh

Poll