Sport

REAGIMI! Neymar në qendër të kritikave, pas mbështetjes së presidentit Bolsonaro...

Pas kritikave të marra për mbështetjen e presidentit aktual brazilian, Neymar u përgjigj në një postim në Twitter.

30 Shtator 2022, 14:39 Nga DOSJA

REAGIMI! Neymar në qendër të kritikave, pas mbështetjes

FRANCE - Neymar reagoi ndaj kritikave për mbështetjen e tij publike të presidentit aktual Jair Bolsonaro, disa ditë përpara zgjedhjeve shumë të polarizuara në Brazil, në një postim në Twitter të premten. “Ne flasim për demokraci dhe shumë gjëra, por kur dikush ka një mendim tjetër, ata sulmohen nga të njëjtët njerëz që flasin për demokracinë”, ka shkruar në Twitter lojtari i Paris SG-së.

Në një video të postuar të enjten në Tik-Tok, futbollisti u kombëtares buzëqeshi, duke imituar një këngë që u bën thirrje njerëzve të votojnë për presidentin brazilian, një kandidat për rizgjedhje në një votim, raundi i parë i të cilit zhvillohet të dielën. 

"Votoni, votoni dhe konfirmoni, e 22-ta është Bolsonaro",- thotë refreni i kësaj kënge të muzikës elektronike, duke aluduar në kodin për të shtypur, ’22’-in në kutinë elektronike të votimit në fletën e votimit të së dielës. Kjo mbështetje publike ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në shtypin brazilian.

REAGIMI! Neymar në qendër të kritikave, pas mbështetjes

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll