Sport

Ishte pjesë e kartelit të Calit, futbollisti narkotrafikant ndodhet në qeli, bashkëshortja: Nuk kemi më para, s’po na ndihmon kush

“Duhej të shisnim prona dhe burime të tjera por tani nuk kemi më asgjë”. Lyda Valenzuela, bashkëshortja e ish-futbollistit kolumbian Antony De Avila Charris e nis kështu dëshminë, në shtypin kolumbian për të vërtetur pafajsinë e 58-vjeçarit që është arrestuar për trafikim droge.

30 Shtator 2022, 12:15 Nga DOSJA

Ishte pjesë e kartelit të Calit, futbollisti narkotrafikant ndodhet

KOLUMBI- “Duhej të shisnim prona dhe burime të tjera por tani nuk kemi më asgjë”. Lyda Valenzuela, bashkëshortja e ish-futbollistit kolumbian Antony De Avila Charris e nis kështu dëshminë, në shtypin kolumbian për të vërtetur pafajsinë e 58-vjeçarit që është arrestuar për trafikim droge. Antony De Avila Charris njihet në të gjithë Kolumbinë pasi ka marrë pjesë në dy Kupa Bote, ka luajtur në total 54 ndeshje me Kolumbinë dhe ka shënuar 13 gola. Ish-futbollisti është arrestuar në Napoli më 21 shtator të vitit 2021.

“U lodha duke trokitur në çdo derë, - thotë gruaja e De Avila - për të kërkuar ndihmë nga shumë njerëz, ish-lojtarë që kanë luajtur me Anthony-n, drejtues, trajnerë, tifozë, politikanë. Ata thanë se do të na ndihmonin, por u zhdukën, nuk hapin as telefonin. Ndihem e vetmuar. Atë dashuri që ia shprehën Anthony-t kur ishte lojtar nuk e shoh më tani”. De Avila, i mbrojtur nga avokati Fabrizio De Mario, vuan vendimin e formës së prerë të vendosur pikërisht për krime që lidhen me trafikimin e sasive të mëdha të drogës.

Sipas hetuesve, ish-futbollisti ishte i lidhur me kartelin Cali ku mbante një rol shumë të rëndësishëm drejtues, atë të garantuesit: ishte ai që vendoste nëse kokaina duhet të mbërrinte apo jo në Itali. De Avila u arrestua në vitin 2001 dhe qëndroi në qeli për disa ditë përpara se të lirohej nga burgu. Prej atij momenti humbi gjurmët, deri më 21 shtator të vitit të kaluar, kur Policia e Shtetit e identifikoi dhe e arrestoi, duke i vënë në dijeni një urdhër-arresti të Prokurorisë së Përgjithshme pikërisht për trafik ndërkombëtar droge.

E.Ç (Dosja.al)

kolumbi antony de avila charris

Sondazh

Poll