Sport

“All Star Game”/ Todd Boehly hodhi idenë 200 milionëshe, në fushë 11 lojtarët më të mirë të katër kampionateve kryesore

“All Star Game” e futbollit europian së shpejti mund të bëhet realitet. Ideja e nisur javët e fundit nga presidenti i ri i Chelseat, Todd Boehly mund të bëhet realitet.

30 Shtator 2022, 12:15 Nga DOSJA

“All Star Game”/ Todd Boehly hodhi idenë 200 milionëshe,

EUROPË- “All Star Game” e futbollit europian së shpejti mund të bëhet realitet. Ideja e nisur javët e fundit nga presidenti i ri i Chelseat, Todd Boehly mund të bëhet realitet. Para disa ditësh ai do të shprehej. “Shpresoj me të vërtetë që Premier League të mund të marrë disa leksione nga sportet amerikane, pse nuk bëjnë një All StarGame? Thonë se duan më shumë para në piramidën e futbollit, All Star Game i këtij viti në

MLB (kampionati amerikan i bejsbollit) ka fituar 200 milionë dollarë”. Një ide që nuk ishte pëlqyer nga aktorët e futbollit, për shkak të kalendarit të ngjshur. (Jurgen Klopp e kishte kritikuar ashpër), por sipas lajmeve të gazetës prestigjioze britanike The Times, kjo ide mund të ndodhë, me klubet që janë në kërkim të burimeve të tjera të të ardhurave. Premier League, La Liga, Serie A dhe Bundesliga do të mbledhin lojtarët më të mirë, dhe përballjet ende nuk dihen nëse do të luhen në dimër apo në verë.

Për momentin është qartësisht vetëm një ide, por një ide që po merr formë gjithnjë e më shumë, siç dëshmojnë edhe deklaratat e fundit të presidentit të Lega Serie A, Lorenzo Casini: “Është një ide që meriton vëmendje. Ne do të studiojmë projektin në asamble dhe do të vlerësojnë të gjitha të mirat dhe të këqijat".

“E kujtoj ende me emocion ndeshjen mes Europës dhe pjesës tjetër të kontinentit në gusht të vitit 1982,”shtoi Casini. Dhe për t'i bërë tifozët të ëndërrojnë, u përpoq edhe vetë Times, i cili hodhi hipotezën se kush mund të jenë 11 lojtarët më mirë në katër kampionatet kryesore.

Premier League: Allison; James, Ruben Dias, Thiago Silva, Zinchenko; De Bruyne, Rice, Rodri; Salah, Haaland, Luis Diaz.

Seria A: Maignan; Di Lorenzo, Skriniar, Bremer, Spinazzola; Brozovic, Milinkovic-Savic, Chiesa, Dybala, Leao, Osimhen.

La Liga: Courtois; Koundé, Militao, Gimenez, Alaba; Modric, Busquets, Pedri; Benzema, Lewandowski, Vinicius.

Bundesliga: Sommer; Frimpong, De Ligt, Gvardiol, Davies; Kimmich, Bellingham; Gnabry, Musiala, Mané; Nkunku.

E.Ç (Dosja.al)

chelsea todd boehly

Sondazh

Poll