Sport

‘Open Stadiums’ thirrje FIFA-s për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës…

Një shoqatë i ka kërkuar FIFA-s që të përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës në Katar, për shkak të trajtimit të femrave në këtë vend.

30 Shtator 2022, 11:43 Nga DOSJA

‘Open Stadiums’ thirrje FIFA-s për përjashtimin e Iranit

IRAN - Në një letër dërguar të enjten presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, shoqata e ‘Open Stadiums’ kërkoi përjashtimin e kombëtares iraniane nga Botërorin në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor). Mes protestave në Iran, organizata, e cila lufton që gratë të lejohen të ndjekin ndeshjet e futbollit në vend, tha se autoritetet iraniane vazhduan t'u mohojnë tifozeve femra hyrjen në stadiume.

“Federata iraniane nuk është vetëm bashkëpunëtore në krimet e regjimit,- thuhet ndër të tjera në letër. - Ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tifozeve femra në Iran dhe kudo ku luan kombëtarja jonë në mbarë botën. Futbolli duhet të jetë një hapësirë ​​e sigurt për të gjithë ne. Është me zemër jashtëzakonisht të rëndë që ne duhet të shprehim shqetësimin tonë më të thellë për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës së FIFA-s”.

Shoqata mbështetet në nenet 3 dhe 4 të FIFA-s, të cilat mbulojnë çështjet e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit bazuar në gjini, racë, fe, etj. Shkeljet e këtyre rregullave janë subjekt i pezullimit ose i përjashtimit nga eventi botëror.

‘Open Stadiums’ thirrje FIFA-s për përjashtimin e Iranit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll