Politike

Rama tërhiqet: Çmimi i energjisë s'do të rritet për familjarët që harxhojnë mbi 800 kW nga 1 tetori

Qeveria tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

30 Shtator 2022, 11:03 Nga F.M
Rama tërhiqet: Çmimi i energjisë s'do të rritet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë. Kreu i qeverisë ka vendosur të anulojë fashën prej 800 KwH, e cila nuk hyri kurrë në fuqi, por ishte paralajmëruar se do të kufizonte të gjithë konsumatorët familjarë që nga data 1 tetor.

'NJË LAJM POZITIV dhe pse nuk do të hyjë në fuqi në tetor fasha 800Kw për konsumatorët familjarë.'- lajmëroi Rama fillimisht. 

Më pas, përmes një video-mesazhi, kreu i qeverisë e arsyetoi këtë vendim. Ai tha se kanqë qenë vetë konsumatorët familjarë që e kanë bërë të tërhiqej, pasi ka vënë re se kanë nisur të kursejnë energji këtë muaj, ende oa qenë aktive fasha kufizuese. Sipas kryeministrit Rama, situata energjitike është përmirësuar gjithashtu me shtimin e reshjeve e ndaj, nuk e kanë parë të arsyeshme aktivizimin e kësaj fashe nga 1 tetori. Gjithsesi, Rama tha se vëzhgimi për situatën energjitike do të vijojë.

"Më 1 shtator, kur ne vendosëm të fashën, kërkesa për energji ishte shumë e lartë, por tashmë është ulur. Rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i qasjes së familjarëve për të kursyer energjinë. Përmirësim kemi pasur dhe në nivelin e Fierzës. përmirësim pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Kjo na bëri që të vendosim që nga 1 tetori të mos hyjë në fuqi kjo fashë,"- tha Rama ndër të tjera. 

Fasha kufizuese 800 KwH ishte lajmëruar se do të ishte funksionale nga 1 tetori. Sipas vendimit të marrë, çdo kilovat që do të konusmohej mbi 800 që ishte llogaritur të ishte konsumi mesatar familjar, do të paguhej me 42 lekë. Ky vendim pati reagime, duke marrë parasysh edhe faktin që sahatet nuk lexohen rregullisht çdo 30 ditë e se 800 KëH nuk ishte mjaftueshëm për një familje me shumë anëtarë, sipas llogaritjeve të bëra nga ekspertët. E për pasojë, të gjithë familjarët do ta gjenin veten para faturave të kripura të energjisë elektrike që do t'ua vështirësonte jetën në këtë periudhë krize. 

“800 kwh do faturohej me 9.5 lekë këh që jep një kosto 7600 lekë. 50 këh orë mbi konsumin 800 kw/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë. Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”.- ishte vendimi i mëparshëm i marrë nga Qeveria, që tashmë është zhbërë. 

edi rama

Sondazh

Poll