Sport

Liga e Kombeve/ Nuk ka Final Four për Portugalinë e Ronaldos, Spanja fiton në fund! Vlahovic çon Serbinë në Ligën A

Spanja është e fundit që kualifikohet në Final Four të Ligës së Kombeve. Përcaktues është goli i Alvaro Moratas, i cili mposht Portugalinë në ndeshjen e fundit.

27 Shtator 2022, 23:35 Nga DOSJA

Liga e Kombeve/ Nuk ka Final Four për Portugalinë e Ronaldos, Spanja

EUROPË- Spanja është e fundit që kualifikohet në Final Four të Ligës së Kombeve. Përcaktues është goli i Alvaro Moratas, i cili mposht Portugalinë në ndeshjen e fundit. Një pjesë e parë që mbyllet me shifrat 0-0, me Spanjën në 66% të zotërimit të topit, por nuk ndërton një mundësi shënimi. Goli i fitores do të vinte në minutën e 87'. Spanja fiton 1-0 në Portugali dhe fluturon për në finale. Përfaqësuesja iberike do të sfidojë Italinë, Kroacinë dhe Holandën.

Në sfidën tjetër në grup, Zvicra fiton 2-1 ndaj Republikës Çeke. Freuler dhe Embolo do të shënonin në minutat 29' dhe 30', ndërsa Shick do të shënonte golin e vetëm për çekët. Me këtë disfatë Republika Çeke bie në Ligën B. Në takimet e tjera të Ligës B, Serbia merr një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Norvegjisë me shifrat 0-2. Vlahovic dhe Mitrovic ishin autorët e golave, ndërsa me këtë sukses ballkanasit ngjiten në Ligën A.Suedia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sllovenisë, ndërsa Irlanda fitoi 3-2 ndaj Armenisë.

E.Ç (Dosja.al)

liga e kombeve spanja portugalia

Sondazh

Poll