Sport

VIDEO E PLOTË! Momenti kur tifozët u hedhin lojtarëve fanellat, tensioni kap kulmin te Shqipëria: Ik, ik, ik...

Fundi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës ishte i trishtë. Pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, lojtarët kanë shkuar të përshëndesin tifozët, por janë përballur me një kontestim të ashpër.

27 Shtator 2022, 23:12 Nga DOSJA

VIDEO E PLOTË! Momenti kur tifozët u hedhin lojtarëve fanellat,

TIRANË- Fundi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës ishte i trishtë. Pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, lojtarët kanë shkuar të përshëndesin tifozët, por janë përballur me një kontestim të ashpër. Berisha dhe Hysaj kanë qenë lojtarët e parë të cilët i janë afruar tribunës ku ishin tifogrupet shqiptare por këta të fundit i kanë pritur me fërshëllima.

Hysaj e Berisha kapërcyen rrethimin për t’u dhuruar atyre fanellat, por janë pritur me shishe uji, pasi tifozët i kanë lagur lojtarët që u afruan. Në një video të postuar nga 'Panorama Sport', shihen sesi tifozët u kanë hedhur mbrapsht fanellat futbollistëve të Kombëtares të cilët janë larguar kokulur nga fusha e lojës pas një kontestimi të paprecedent.

 

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia

Sondazh

Poll